• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholc i gatshëm për bisedime me Putinin "kur të vijë koha"

Sholc i gatshëm për bisedime me Putinin

Berlin, 26 maj 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc tha sot se është i gatshëm të bisedojë me presidentin rus Vlladimir Putin për Ukrainën "kur të vijë koha".

"Kaloi një kohë e gjatë nga biseda ime e fundit telefonike, Por, kur të vijë koha, kam ndërmend sërish të bisedoj me Putinin", tha Sholc në intervistën e publikuar nga gazeta ditore "Kelner Shtad-Anzajger".

Sa i përket zgjidhjes së konfliktit, "Rusia duhet të kuptojë se nuk mund të bëhet fjalë për ngrirjen e një lloj paqeje të ftohtë, sipas së cilës vija aktuale e frontit do të bëhej kufiri i ri midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo vetëm do t'i japë legjitimitet sipërmarrjes kriminale të Putinit", theksoi Sholc në intervistë.

"Përkundrazi, ne duhet të arrijmë një paqe të drejtë dhe kusht për këtë është tërheqja e trupave ruse nga Ukraina, pasi pushtimi filloi në shkurt 2022", shtoi ai.

Megjithatë, ai refuzoi shprehimisht të thoshte nëse kjo tërheqje duhet të përfshijë edhe Krimenë, e cila është e pushtuar që nga viti 2014.

Hera e fundit që Sholc foli me presidentin rus ishte në dhjetor, kur ata patën një bisedë telefonike një orëshe. Më pas kreu i qeverisë gjermane i bëri thirrje, por pa sukses, kreut të shtetit rus që të tërhiqte trupat e tij nga Ukraina, ndërsa Putin akuzoi Perëndimin se po udhëheq një politikë "shkatërruese". sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR