• e diel, 22 dhjetor 2024

Sholc dhe Merc sot do të bisedojnë për datën e zgjedhjeve në Gjermani

Sholc dhe Merc sot do të bisedojnë për datën e zgjedhjeve në Gjermani

Berlin, 7 nëntor 2024 (MIA) - Pas shpërbërjes së koalicionit majtist gjerman, kancelari Olaf Sholc sot në mesditë duhet të takohet në kabinetin e tij me liderin e opozitës, Fridrih Merc për të biseduar për rrugën drejt zgjedhjeve të reja, lajmëroi DPA.

Sholc planifikon më 15 janar në Bundestag të diskutojë për votim të besimit të qeverisë së tij, ndërsa duke pasur parasysh se nuk e ka tashmë shumicën, më pas do të bëjë thirrje për zgjehdje të parakohshme federale në fund të marsit.

Merc, ndërkaq, beson se ky tajmin është tejet i vonshëm, kështu që i bëri thirrje Sholcit të parashtrojë votim për besim "jo më vonë se fillimi i javës sëa rdhshme" në mënyrë që të mundësojë zgjedhje në gjysmën e dytë të janarit.

"Thjeshtë nuk mund të lejojmë në Gjermani të kemi qeveri pa shumicë për disa muaj, e më pas të zhvilojmë fushatë zgjehdore edhe disa muaj të tjerë, të shoqëruar me negociata potencialisht disajavore për koalicion", tha Merc sot në mëngjes, transmeton DPA.

"Kjo duhet të ndodhë shpejtë. Prandaj sot në mesditë do të kërkoj nga kancelari ta pastrojë rrugën për atë. Dhe në mënyrë të përshtatshme do t'i ekspozoj argumentet e mia në bisedën e mëvonshme me presdientin Frank-Valter Shtajnmajer", shtoi Merc. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR