Sholc: BE-ja dhe Gjermania kanë nevojë për marrëdhënie stabile me SHBA-në
- Marrëdhëniet transatlantike janë nga vlera më e madhe për Gjermaninë dhe Evropën, deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc.
- Post By Sara Ademi
- 17:04, 20 janar, 2025

Berlin, 20 janar 2025 (MIA) - Marrëdhëniet transatlantike janë nga vlera më e madhe për Gjermaninë dhe Evropën, deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc.
"NATO-ja është garantuese e sigurisë sonë. Prandaj na nevojiten marrëdhënie stabile me SHBA-në", deklaroi Sholc për Rajnishe post.
Sholci e dha deklaratën disa orë para inaugurimit të presidentit të ri amerikan Donald Tramp.
Kancelari gjerman gjithashtu tha se Bashkimi Evropian mund ta përforcojë fuqinë e saj.
"Si një komunitet prej më shumë se 400 milionë evropianësh, kemi peshë ekonomike", shtoi Sholc.
Ai tha se dy herë ka biseduar me Trampin në telefon, por nuk dha detaje. sa/
Foto: EPA