• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shojgu pohon se Ukraina ka mbetur pa 14.000 ushtarë nga fillimi i muajit

Shojgu pohon se Ukraina ka mbetur pa 14.000 ushtarë nga fillimi i muajit

Moskë, 21 nëntor 2023 (MIA) - Ministri rus i Mbrojtjës, Sergej Shojgu pohon se Ukraina ka humbur pothuaj 14.000 ushtarë nga fillimi i muajit.

Ai në kolegjiumin e Ministrisë së Mbrojtes njoftoi se ushtria ruse "vazhdon të zvoglojë potencialin sulmues të forcave të armatosura ukrainase në të gjitha drejtimet".

Shojgu tha se dërgesat e aeroplanëve pa pilot të forcave të armatosura të Rusisë janë rritur për 16 herë, krahasur me fillimin e vitit paraprak.

"Në krahasim me fillimin e vitit paraprak, dërgesat e llojeve kryesore të armëve raketore dhe artilerike për forcat e armatosura të Rusisë janë rritur me 4,9 herë. Dërgesat e automjeteve të blinduara janë rritur për më shumë se tre herë dhe dërgesat e dronëve janë rritur për 16 herë", tha Shojgu.

Ai shtoi se dërgesat e municionit janë rritur për 12 herë, përderisa dërgesat e raketave me efikasitet dhe rrezeveprimi të lartë janë rritur për pesë herë. si/bsh/

Fot: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR