• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shojgu për vizitë në Phenian

Shojgu për vizitë në Phenian

Moskë, 27 korrik 2023 (MIA) - Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu iu bashkua liderit verikorean Kim Xhong-un në vizitën e ekspozitës ushtarake në të cilën janë ekspozuar projektile të ndaluara balistike, publikuan sot mediat shtetërore verikoreane, duke shtuar se të dyja palët kanë premtuar se do t'i përforcojnë marrëdhëniet.

Ministri Shojgu dhe delegacioni kinez i kryesuar nga anëtari i Politbyrosë së Partisë Komuniste Liu Hongxhong arritën në Phenian në 70-vjetorin e përfundimit të Luftës koreane, në Korenë e Veriut shënohet si Dita e fitores.

Projektilet të cilat mund të sjellin municione bërthamore janë të ndaluara me rezolutën e Këshillit të Sigurisë së KB, me mbështetjen e Kinës dhe të Rusisë.

Vizita e Shojgut është vizita e parë e një ministrit rus të Mbrojtjes në Korenë e Veriut pas vitit 1991 dhe shpërbërjes së Ish- Bashkimit Sovjetik.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR