• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shojgu informoi Putinin për anijen e dëmtuar ruse, Zelenski shprehu mirënjohje për forcat e tij për veprimin

Shojgu informoi Putinin për anijen e dëmtuar ruse, Zelenski shprehu mirënjohje për forcat e tij për veprimin

Moskë/Kiev, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Rusisë e ka informuar presidentin e atij vendi Vlladimir Putin për dëmin që e ka pësuar një anije ushtarake ruse  gjatë sulmit ukrainas në Krime, ndërsa presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski shprehu mirënjohje për forcat e tij për veprimin.

"Ministri i Mbrojtjes Sergej Shojgu e informoi Vlladimir Putinin për sulmin e armatës ukrainase ndaj Feodosisë dhe për dëmin që e pësoi anija e madhe Novoçerkask", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Forcat e aviacionit të Ukrainës sot njoftuan se kanë shkatërruar një anije të marinës ruse në Detin e Zi për të cilën besohet se transportonte drone iraniane  që Moska i ka shfrytëzuar në luftën në Ukrainë.

Zelenski deklaroi se është mirënjohës ndaj forcave ajrore për veprimin në Krime në të cilin u dëmtua një anije ruse.

"I jam mirënjohës forcave tona ajrore për shtimin mbresëlënës të anijes së re të marinës detare ruse në Detin e Zi", citon lideri ukrainas në Telegram.

Forcat ukrainase shpesh herë kryejnë sulme ndaj caqeve ushtarake ruse në Krime. Në prill të vitit 2022, kryqëzori rus "Moska" u fundos në një sulm. sa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR