Shoferi i Ndihmës së shpejtë i cili humbi jetën pas tragjedisë në Koçan do të dekorohet pas vdekjes, paralajmëron Taravari
- Shoferi i Ndihmës së shpejtë i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik në Koçan duke transportuar një numër të madh të pacientëve do të dekorohet pas vdekjes, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
- Post By Fami Bajrami
- 10:49, 20 mars, 2025

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Shoferi i Ndihmës së shpejtë i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik në Koçan duke transportuar një numër të madh të pacientëve do të dekorohet pas vdekjes, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
"Atë ditë të gjithë kemi punuar më shumë se 20 orë. Unë nuk kam informacion se sa orë ka punuar shoferi, por është e pamohueshme se ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke transportuar pacientë. Si ministër i Shëndetësisë planifikoj që javën e ardhshme të telefonoj familjen e tij dhe ta nderoj pas vdekjes”, tha Taravari.
Në lidhje me informacionet se edhe një shofer tjetër ka pësuar infarkt, Taravari tha se Shtabi i krizave ende nuk ka një informacion të tillë.
Foto: arkivi i MIA-s