• e diel, 22 dhjetor 2024

Shmigali: Ukraina së shpejti do të marrë armë dhe municione shtesë

Shmigali: Ukraina së shpejti do të marrë armë dhe municione shtesë

 Kiev, 30 maj 2024 (MIA) - Kryeministri ukrainas Denis Shmigali në seancën e sotme të qeverisë në Kiev paralajmëroi se takimi i fundit me liderët evropianë në Pragë do të çojë në sigurimin sa më të shpejtë të sistemeve të reja të armëve dhe predhave të artilerisë për Ukrainën. raportoi Ukrinform.

 "Këtë javë në Pragë zhvilluam negociata të frytshme me liderët e Çekisë, Polonisë, Letonisë, Danimarkës, Holandës dhe me përfaqësues të SHBA-së. Biseduam  për nismën çeke për sigurimin e municioneve, forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës me sistemet 'Patriot', dërgimin e aeroplanëve F-16, si dhe prodhimin e përbashkët të armëve. Takimi do të sjellë rezultate të qarta në të ardhmen e afërt. Do të ketë armatime të reja shtesë, presha të reja, projekte të reja të përbashkëta dhe reciprokisht të dobishme në fushën e mbrojtjes", tha kryeministri.

Shmigali theksoi se partnerët evropianë "e kuptojnë se çfarë çmimi të lartë po paguan Ukraina dhe janë të gatshëm të na mbështesin derisa nuk futojmë".

 Kryeministri Shmigali dhe liderët e vendeve anëtare të BE të mrtën në takimin e punës në Pragë biseduan  për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR