Shmigal: Samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten në Kiev
- Kryeministri ukrainas Denis Shmigal sot deklaroi se samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian (BE) do të mbahet të premten në Kiev, ndërsa një ditë më parë - "konsultimet e para ndërqeveritare" ndërmj
Kiev, 31 janar 2023 (MIA) - Kryeministri ukrainas Denis Shmigal sot deklaroi se samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian (BE) do të mbahet të premten në Kiev, ndërsa një ditë më parë - "konsultimet e para ndërqeveritare" ndërmjet Kievit dhe Komisioni Evropian.
“Fakti që samiti po mbahet në Kiev është një sinjal i fortë si për partnerët tanë ashtu edhe për armiqtë tanë”, tha Shmigal në mbledhjen e Qeverisë dhe shtoi se nga samiti pret një vlerësim pozitiv të përpjekjeve të Ukrainës për integrim evropian.
"Konsultimet të enjten dhe samiti i së premtes do të jenë dy takime jashtëzakonisht të rëndësishme për integrimin evropian të Ukrainës, pasi ato duhet të lejojnë Evropën të besojë në fitoren e Ukrainës dhe të mbështesë aktivitetet e Ukrainës që çojnë në anëtarësimin në BE," tha Shmigal.