• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shlomi Binder emërohet shef i ri i inteligjencës ushtarake izraelite

Shlomi Binder emërohet shef i ri i inteligjencës ushtarake izraelite

Jerusalem, 3 maj 2024 (MIA) - Izraeli ka emëruar gjeneralin Shlomi Binder për shef të ri të inteligjencës ushtarake, njofton DPA duke cituar Forcat izraelite të mbrojtjes.

Paraardhësi i Binderit, gjeneralmajor Aharon Haliva dha dorëheqje muajin e kaluar, duke thënë se ai po "merrte përgjegjësinë e udhëheqjes" pas ngjarjeve të 7 tetorit kur luftëtarët nga Hamasi dhe grupet e tjera palestineze sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, ndërsa rreth 250 persona janë marrë si peng në periferi të Gazës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ra dakord me kërkesën e Haliva për të dhënë dorëheqje. Përveç kësaj, Haliva do të largohet nga ushtria pasi edhe atje i gjendet zëvendësuesi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR