Shlapka: E mbështesim pranimin e Ukrainës në BE, por nuk do të flisja për datën
- Si presidencë polake e Këshillit të BE-së, kemi vendosur të mbështesim anëtarësimin e Ukrainës drejtë Unionit dhe jemi të vendosur të vazhdojmë procesin e zgjerimit, deklaroi sot ministri i Polonisë për çështje evropiane, Adam Shlapka para fillimit të takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:58, 25 shkurt, 2025

Bruksel, 25 shkurt 2025 (MIA) - Si presidencë polake e Këshillit të BE-së, kemi vendosur të mbështesim anëtarësimin e Ukrainës drejtë Unionit dhe jemi të vendosur të vazhdojmë procesin e zgjerimit, deklaroi sot ministri i Polonisë për çështje evropiane, Adam Shlapka para fillimit të takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel.
"Ne jemi të vendosur ta lëvizim këtë proces, por nuk do të flasë për data", theksoi Shlapka në përgjigjen e pyetjes nëse Polonia e mbështet pranimin e Ukrainës në BE deri në vitin 2030.
Shlapka shtoi se udhëheqësia polake punon në hapjen e grupit të parë të negociatave të Ukrainës me BE-në gjatë mandatit të tij në gjysmën e parë të këtij viti. Sa i përket hapjes së pesë grupeve të mbetura, ministri polak theksoi se do të ketë një "diskutim shumë të vështirë" për të, duke marrë parasysh konsensusin e nevojshëm midis vendeve anëtare të BE-së për një hap të tillë.
Në pyetjen nëse BE-ja ende e konsideron Gadishullin e Krimesë si pjesë të territorit ukrainas dhe nëse ai do të përfshihej gjithashtu në negociatat e ardhshme të paqes, Shlapka shkurtimisht u përgjigj se Bashkimi Evropian "e njeh Ukrainën brenda kufijve që kishte para fillimit të luftës në 2014".
Gjatë drekës jozyrtare, ministrat u ngarkuan të shkëmbenin pikëpamjet për "të ardhmen e Evropës".
Seancën e GAK-it e kryeson Shlapka në cilësinë e përfaqësuesit të vendit që aktualisht kryeson BE-në. qa/
Foto: EPA