• e shtunë, 19 prill 2025

Shkupjanët në sheshin "Maqedonia bëjnë homazhe për të vdekurit në zjarrin në Koçan

Shkupjanët në sheshin

 Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Shkup edhe sot bëhet homazh për të vdekurit në zjarrin në kluvin "Puls".  Qytetarë të shumtë ndezin qirinj në sheshin "Maqedonia" në nder të të vdekurve në tragjedinë e tmerrshme.

 

null

Sot në Koçan, Shtip, Obleshevë, Shkup po mbahen ceremonitë mortore për të vdekurit nga zjarri. Ceremonia mortore në Koçan, prej nga vijnë pjesa më e madhe e të vdekurve, është në orën 12:00, me të cilën do të kryesojë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase - Arqipeshkvia e Ohrit, z.z.  Stefan.

 Më 16 mars, rreth orës 2:35 ka shpërthyer zjarr në klubin "Puls" në Koçan gjatë një koncerti të grupit DNK. Si pasojë e zjarrit humbën jetën 59 persona mes të cilëve edhe tetë anëtarë të grupit të DNK. Në mesin e të vdekurve janë gjashtë persona nën moshën 18 vjeç, ndërsa më i moshuari është 48 vjeç.  N. zjarrin janë lënduar mbi  180 persona të cilët po trajtohen në spitalet brenda dhe jashtë vendit. Në shtet për momentin po trajtohen 72 pacientë, ndërsa jashtë vendit 101, ndërsa tre persona tashmë janë lëshuar për trajtim në shtëpi.

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR