• e mërkurë, 09 korrik 2025

Shkupi nikoqir i forumit për tranzicion energjetik të Ballkanit Perëndimor - FEM25

Shkupi nikoqir i forumit për tranzicion energjetik të Ballkanit Perëndimor - FEM25

Shkup, 16 qershor 2025 (MIA) - Nën moton "Hartimi i së ardhmes energjetike të Ballkanit Perëndimor" në Shkup sot fillon edicionin e tetë i Forumit Energjetik të Maqedonisë - FEM25, ngjarje rajonale kushtuar tranzicionit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor. 

Forumi do të bashkojë emra kyç të politikës, industrisë, shkencës dhe sektorit civil, me qëllim që të arrihet dialogu dhe bashkëpunimi për përshpejtimin e transformimit energjetik në rajon. 

Fjalim hyrës do të kenë Agim Selami, drejtor i përgjithshëm i FEM, Mihalis Rokas, ambasador i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Miodrag Millosheviq, zëvendësdrejtor i OSF Western Balkans, Sanja Bozhinovska, ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Izet Mexhiti, zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe mbështetës i FEM25. 

Pas hapjes pason brifingu zyrtar për mediat, ndërsa pastaj edhe panel diskutim hyrës me temë: "Dekada nga Marrëveshja e Parisit: Progres, sfida dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor", e organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Ambasadën e Francës. 

Në ditën e dytë të forumit është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Hristijan Mickoski, në panelin me temë "Siguria energjetike dhe tranzicioni në Maqedoninë e Veriut drejt burimeve të rinovueshme".

Qëllimet kryesore të FEM25 janë thellimi i bashkëpunimit rajonal në kushte të ndryshimeve gjeopolitike, duke u përafruar me objektivat e dekarbonizimit deri në vitin 2050 dhe angazhimet e COP30, inkurajimi në zhvillimin industrial dhe inovacion dhe eksplorimi në rolin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja në energjetikë. 

Forumi që do të mbahet në hotel "Hilton" do të zgjasë dy ditë, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë ide, të fillojnë partneritete dhe të kontribuojnë drejtë krijimit të një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme dhe të sigurt për rajonin. qa/

Foto: FEM25

 

QËNDRONI TË LIDHUR