• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkupi me transport të reduktuar publik, partitë me propozime dhe kërkesa për dorëheqje të kryetares së qytetit Arsovska

Shkupi me transport të reduktuar publik, partitë me propozime dhe kërkesa për dorëheqje të kryetares së qytetit Arsovska

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Transporti publik në kryeqytet është i reduktuar për shkak të mungesës së derivateve për autobusët të NPQ Shkup. Në Shkup qarkullojnë vetëm 25 autobusë. Për sot pasdite në orën 18 është thirrur mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ndërsa disa nga partitë ofrojnë zgjidhje dhe kërkojnë dorëheqje nga kryetarja e Qytetit të Shkupit.

Problemi me transportin publik kulminoi dje kur për shkak të mungesës së derivateve, pjesa më e madhe e autobusëve ishin të parkuar në bazat e NPQ "Shkup" në Autokomandë dhe GJorçe Petrov.

Kryetarët e Sindikatës së pavarur të shoferëve në NPQ "Shkup" dhe të sindikatës në NPQ pranë Lidhjes së sin dikatave të Maqedonisë dje në deklaratë për MIA-n konfirmuan se gjendja është alarmante. 

Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski për sot pasdite caktoi mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën duhet të diskutohet për mosfunksionimin e transportit publik në qytet.

"Mosfunksionimi i ndërmarrjeve publike në kompetenca të qytetit të Shkupit, të angazhuara të sigurojnë shërbime vitale për qytetarët, arriti kulminacionin. Këshilli i qytetit të Shkupit më 21 nëntor, do të mbajë mbledhje urgjente të jashtëzakonshme me fillim në orën 18:00. Këshilli, në suaza të kompetencave të veta, është i gatshëm përmes debatit konstruktiv të miratojë konkludime me të cialt kërkon që kompetentët, para së gjithash kryetarja e qytetit Arsovska dhe drejtorët, urgjentisht ta normalizojnë transportin publik në territorin e qytetit të Shkupit dhe ta ngrisin nivelin e higjienës", shkroi Sllaveski përmes rrjeteve sociale.

Ndërkohë, grupi i këshilltarëve të LSDM-së në konferencë për shtyp prezantoi propozime për tejkalim të krizës. Nga atje propozojnë Qeveria urgjentisht të sigurojë 2,5 milionë litra euro-dizel nga rezervaz shtetërore të naftës, të thirret debat mbikëqyrës në Kuvend për gjendjen në kryeqytet, si dhe të sillen ndryshime për Ligjin për mbështetje financiare në mënyrë që të sigurohet stabilitet financiar i Qytetit.

"Gjendja është alarmante - transporti publik nuk funksionin, jemi dëshmitarë të kontejnerëve të stërmbushur, mbeturina në çdo anë, ndërsa shërbimet bazike që i meritojnë qytetarët janë lënë anash tërësisht. U bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës të mbushen mend dhe të ndalojnë inatet në kurriz zë shkupjanëve. Nuk është koha për zënka politike - koha është për sjellje të vendimeve urgjente, të matura, për zgjidhje të problemeve me të cilat përballen qytetarët e Shkupit, por edhe të gjithë qytetarët që çdo ditë qëndrojnë në Shkup", deklaroi Ljubica Jançeva, koordinatore e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Nga Partia liberal demokrate, ndërkaq, përmes kumtesës kërkuan dorëheqjen e kryetares së qytetit Arsovska.

Kolapsi në transportin publik gjatë dy ditëve të fundit, siç cekinl është fundi i fundit të cilin e preki kryesia momentale e qytetit, e "operuar" nga turpi, çfarëdo lloj përgjegjësie dhe ndjenje për pasoja ndaj të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë, por edhe ata të cilët qëndrojnë apo tranzitojnë në kryeqytet.

Nga Qyteti i Shkupit përgjegjësinë lidhur me krizën që u krijua në Ndërmarrjen publike të qarkullimit (NPQ) e cila mbeti pa naftë, ia hedhin këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe drejtoreshës së Byrosë për furnizime publike për shkak të procedurës së anuluar për furnizim të derivateve për autobusët.

"Kuadri i shefes së VMRO-DPMNE-së në Byronë për furnizime publike Mare Bogeva, krijon krizë në NPQ për derivate, me atë që për herë të parë nga ekzistimi i ndërmarrjes e anuloi furnizimin e rregullt publik për derivate në NPQ si skenar të trilluar. Në të njejtën kohë dhe me të njejtin skenar të trilluar transportuesit privat, të cilët pothuajse fare  nuk qarkullojnë për shkak të revoltës për mosshqyrtim të nismës së tyre për rritje të çmimit me të cilin qarkullojnë, sot ndryshojnë deklaratë se nuk u janë verifikuar raportet për qarkullim, ndërkaq kush do t'ua verifikojë kur nuk qarkullojnë", theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Byroja për furnizime publike sot i hodhën poshtë qëndrimet në kumtesën nga Qyteti i Shkupit si të pashembullta she jopreofesionale.

"Lidhur me procedurën konkrete, kontrolli menaxhues gjeti se organi kontraktues NPQ ka zgjedhur ofertë të papranueshme për më të volitshëm. Kjo ofertë, e cila ishte edhe e vetmja e parashtruar në procedurë, nuk e përmbushë kushtin të cilin vetë NPQ e ka cekur në pikën 1.4.8 nga dokumentacioni i tenderit. Kjo në të vërtetë është cekur edhe në vetë raportin nga procedura e zbatuar e komisionit për furnizim publik në NPQ. Kontrolli menaxhues, duke e pasur parasysh atë, dha instruksione të qarta që duhet të ndërmarrë NPQ në procesverbal nga kontrolli i zbatuar i menaxhimit. Njëherit, duke pasur parasysh atë që NPQ ka bërë[ zghedhje të ofertës së papranueshme, ndërsa oferta tët jera nuk ka pasur në procedurë, dha instruksione që komisioni për furnizim publik ta vendosë jashtë fuqie vendimin e sjellur për zgjedhje dhe të sjellë vendim për anulim të procedurës. Instrukrionet e tilla janë në pajtim të nenit 177 paragrafi 3 nga ligji. Bëjmë me dije se NPQ nuk e ka shfrytëzuar as mundësinë t'i kontestojë instruksionet e Byrosë përmes mekanizmave që i qëndrojnë në dispozicion në ligj, nga arsyeja e vetme që bëhet fjalë për gjendje faktike të konstatuar në mënyrë të rregullt nga ana e Byrosë dhe epilog të procedurës që nuk mund të jetë tjetër, ndërkaq të jetë në pajtim me ligjin", thonë nga Byroja për furnizime publike.

Për nesër janë paralajmëruar protesta për shkak të gjendjes me transportin në qytet. Kryetari i Komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, u bëri thirrje banorëve për protestë, ndërsa me kërkesë për normalizim të transportit publik dolën edhe studentët e USHCM-së të cilët paralajmëruan se do t'i bashkangjiten protestës nëse nuk zgjidhet problemi me transportin publik. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR