• e premte, 05 korrik 2024

"Shkupi" humb për herë të dytë nga "Levski"

Sofje, 3 gusht 2023 (MIA) - Përfaqësuesja e Maqedonisë në Ligën konferenciale “Shkupi” e përfundoi paraqitjen e saj në kupat e Evropës, pasi sonte humbi në ndeshjen si mysafir në Sofje nga “Levski” me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-0 u eliminua në raundin e dytë kualifikues.

“Shkupi” udhëtoi në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Georgi Asparuhov” me detyrë të vështirë për të anuluar deficitin 0-2 të së enjtes së kaluar në Shkup.

Skuadra maqedonase pati rastet e saj në ndeshjen e kthimit, të cilat nuk arriti t'i shfrytëzojë dhe dënimi për këtë erdhi në minutën e 11-të të shtesës kur Marin Petkov i solli fitoren “Levskit”. mb/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR