• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkollat ​​në veri të Kosovës refuzojnë të hapen për votim për shkarkimin e kryetarëve të komunave më 21 prill

Shkollat ​​në veri të Kosovës refuzojnë të hapen për votim për shkarkimin e kryetarëve të komunave më 21 prill

Prishtinë, 17 prill 2024 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se vetëm dhjetë qendra votimi nga gjithsej 43 janë në dispozicion në katër komunat veriore, të banuara me shumicë serbe, për votim më 21 prill për shkarkimin e kryetarëve nga detyra, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

KQZ-ja e Kosovës njoftoi se 33 qendra votimi, kryesisht objekte shkollore, kanë refuzuar të hapen për votim të dielën, për këtë arsye intensivisht po punohet për gjetjen e lokacioneve alternative për votim në komunat Mitrovica Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

 Shefi i sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj, tha se drejtorët e shkollave në veri refuzuan t'i japin qasje KQZ-së me pretendimin se kishin aktivitete shkollore dhe kulturore në ditën e zgjedhjeve.

Megjithatë, tha ai, po punohet për identifikimin e vendeve për hapjen e qendrave alternative të votimit më 21 prill.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e partisë në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka kërkuar ndjekje penale për përgjegjësit që nuk kanë pranuar të shfrytëzojnë ambientet e shkollës për votimin e së dielës.

Serbët dhe partitë serbe bojkotuan zgjedhjet komunale në katër komunat me shumicë serbe të Kosovës, të mbajtura më 23 prill të vitit 2023.

Pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë, të zgjedhur me një numër jashtëzakonisht të vogël votash, në ndërtesat komunale, me ndihmën e policisë, serbët shkaktuan trazira në veri.

Më vonë u shfaq kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, për të cilën u hartua një udhëzim administrativ, mbi bazën e të cilit u bë një peticion për shkarkimin e kryetarëve të komunave, pas së cilës, nëse miratohet shkarkimi, do të shpallen zgjedhje të reja për kryetar komune në të katër komunat.

Sipas udhëzimit të Qeverisë në Prishtinë, KQZ-ja për më 21 prill e ka caktuar votimin për shkarkimin e kryetarëve aktualë.

Këtij votimi i ka paraprirë mbledhja e firmave për peticionin për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Peticionin e ka përkrahur edhe Lista serbe, por para dhjetë ditësh, më 7 prill, kjo parti më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, njofoti se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit, sepse, siç theksoi, “kryeministri i Kosovës, [Albin] Kurti, bëri gjithçka të parandalohet që procedi të jetë i suksesshëm" qa

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR