• e diel, 22 dhjetor 2024

Shkencëtarët kinezë kanë publikuar të dhënat e shumëpritura për paraqitjen e koronavirusit të ri

Shkencëtarët kinezë kanë publikuar të dhënat e shumëpritura për paraqitjen e koronavirusit të ri

Pekin, 7 prill 2023 (MIA) - Shkencëtarët kinezë kanë publikuar rezultatet e një analize të mostrave të marra më shumë se tre vjet më parë nga një treg në qytetin Vuhan të lidhur me paraqitjen e Kovid-19, njoftoi Bi-Bi-Si.

Tregu i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra është fokusi i kërkimit për origjinën e koronavirusit të ri. Ky është studimi i parë i rishikuar nga kolegët i të dhënave biologjike të mbledhura atje në vitin 2020 që lidh virusin me kafshët e shitura në treg. Kjo mund të sigurojë udhëzime të reja për të studiuar se si filloi infeksioni.

Të dhënat tregojnë se mostrat pozitive për virusin përmbajnë edhe material gjenetik nga kafshët e egra.

Ekipi hulumtues kinez publikoi një version të hershëm të kërkimit të tyre në internet në shkurt, por jo informacion të plotë gjenetik për mostrat e mbledhura nga tregu.

Një grup tjetër ndërkombëtar studiuesish dhanë më vonë vlerësimin e tyre për atë që zbuluan ato mostra të tregut pasi ekspertët panë sekuencat gjenetike të publikuara në ueb faqen për shkëmbimin e të dhënave shkencore.

Kjo analizë e re, e cila u konfirmua nga shkencëtarë të tjerë përpara se të publikohej në revistën Nature, përfshin detaje më të rëndësishme për përmbajtjen e këtyre mostrave, të cilat u mblodhën nga tezgat e tregut, sipërfaqet, kafazet dhe pajisjet.

"Këto mostra ekologjike nuk mund të vërtetojnë se kafshët ishin të infektuara," shpjegojnë ata.

Mbetet mundësia që virusi të jetë futur në treg nga një person i infektuar, ndërsa jo nga një kafshë.

“Më e rëndësishmja, kjo bazë të dhënash shumë e rëndësishme tani është publikuar dhe e disponueshme për të tjerët për të punuar”, tha profesori Dejvid Robertson nga Universiteti në Glazgov për Bi-Bi-Si. Ai është një virolog i cili është përfshirë në studimin gjenetik të origjinës së SARS-CoV-2 që nga shfaqja e tij në 2020. Ai shtoi se përmbajtja e mostrave është "dëshmi bindëse se kafshët atje me shumë gjasa ishin të infektuara me virusin".

"Të gjitha provat janë të rëndësishme. Kur e kombinonikëtë me faktin se rastet e hershme të Kovid-19 në Vuhan ishin të lidhura me tregun, kjo është një provë e fortë se ka pasur transmetim (të virusit) nga një kafshë në treg", thotë Robertson.

Qeveria kineze kundërshton me forcë sugjerimet se virusi e ka origjinën nga një institucion shkencor, por FBI tha se tani e konsideron atë skenar "të mundshëm", si dhe Ministria amerikane e Energjetikës.

Shkencëtari kryesor në studimin e ri është nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Pekin. ls/

Foto: MIA arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR