• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkarkohet u.d drejtori i Qendrës për Konservim- Shkup

Shkarkohet u.d drejtori i Qendrës për Konservim- Shkup

Shkup, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës e ka shkarkuar ushtruesin e detyrës drejtor i Qendrës për Konservim Shkup, Kostantin Dimitrovski i cili së bashku me disa persona të tjerë u arrestua nën dyshimin për rrënimin e hotelit “An Hotel Shar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit i cili është shpallur për trashëgimi kulturore.

Nga Ministria e Kulturës për MIA-n kanë konfirmuar se drejtori është shkarkuar dhe se në vend të tij është emëruar u.d drejtore e re.

Aksioni i Prokurorisë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe MPB-së është realizuar të mërkurën ku u arrestuan një grup prej nëntë vetash të cilët duke shkelur disa ligje kanë shembur objektin që konsiderohet si trashëgimi kulturore dhe mbrohet me ligj. Sipas prokurorisë është shkaktuar dëm me vlerë të paçmueshme për shtetin, ndërsa buxheti është dëmtuar për tre milionë euro. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR