Shkarkohet kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, nesër do të zgjidhet kryetari i ri
- Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, sot është shkarkuar nga detyra.

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, sot është shkarkuar nga detyra.
Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor ka pasur debat pasi Dameva ka refuzuar të votojë një pikë që nuk ishte në rend dite. Zëvendësuesi i saj Selim Ademi bëri thirrje që të votohet për shkarkimin e saj, ku e përkrahën shtatë anëtarë, pas së cilës deklaroi se Dameva është shkarkuar dhe në prani të saj ka marrë drejtimin e seancës.
Këshilli Gjyqësor për MIA-n konfirmoi se nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Vesna Dameva u zgjodh kryetare e Këshillit Gjyqësor në vend të Pavlina Cërvenkovskas në dhjetor të vitit të kaluar. ls/
Foto: MIA arkiv