• e premte, 27 dhjetor 2024

Shkalla e papunësisë në BE në korrik 5,9 ndërsa në Eurozonë 6,4 për qind

Shkalla e papunësisë në BE në korrik 5,9 ndërsa në Eurozonë 6,4 për qind

Bruksel, 4 shtator 2023 (MIA) - Shkalla sezonale e papunësisë në BE në korrik të këtij viti ishte 5,9 për qind, aq sa ishte edhe një muaj më parë, por u ul për 0,2 pikë përqindjeje në krahasim me korrikun e vitit 2022, kur ishte 6,1 për qind. Në të njëjtën kohë, shkalla a papunësisë në korrik në Eurozonë ishte 6,4 për qind, duke mbetur e pandryshuar në nivel mujor, ndërsa u ul për 0,3 pikë përqindjeje në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, kur ishte 6,7 për qind, njoftoi Shërbimi Statistikor Evropian - Eurostat. 

Sipas të dhënave të Eurostatit, në korrik në BE ka pasur 12.928 milionë persona të papunë, prej të cilëve 10.944  milionë kanë jetuar në Eurozonë. Në krahasim me muajin e kaluar, numri i të papunëve në Union është rritur për 35.000, ndërsa në Eurozonë për 73.000, përderisa në krahasim me korrikun e vitit 2022 shifra e personave të papunë në nivel të BE-së është ulur për 209.000, ndërsa në vendet të cilat e përdorin euron si valutë kombëtare për 264.000. 

Nga numri i përgjithshëm i të papunëve në BE në korrik 2023, 2.683 milionë ishin nën moshën 25 vjeç, nga të cilët 2.206 milionë ishin nga vendet e Eurozonës. Krahasuar me qershorin e vitit 2023, në muajin e shtatë të vitit, numri i të rinjve të papunë në Union është ulur me 58.000 ndërsa në Eurozonë është rritur me 12.000. Në nivel vjetor, numri i të rinjve të papunë në BE është më i ulët për 85.000, dhe në Eurozonë 80.000.

Me këtë shkalla e korrikut e papunësisë së të rinjve në BE ishte 13,9 për qind, që përfaqëson ulje në krahasim me qershorin e këtij viti, kur ajo ishte 14,2 për qind. Në Eurozonë, shkalla e të rinjve të papunë në korrik ishte 13,8 për qind, duke mbetur në nivelin e njëjtë si edhe një muaj më parë. 

Shkalla e papunësisë tek gratë në BE në korrik ishte 6,2 për qind, duke mbetur e pandryshuar në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa në nivel të Eurozonës ishte 6,8 për qind, që paraqet një rritje prej 0,1 pikë përqindjeje në bazë mujore nga 6,7 për qind në qershor. Tek meshkujt në BE, shkalla e papunësisë në korrik ishte 5,7 për qind, e njëjtë me qershorin e këtij viti, ndërsa në Eurozonë ishte 6,2 për qind dhe shënoi rritje krahasuar me muajin paraprak, kur ishte 6,1 për qind.

Persona të papunë në këto të dhëna janë ata persona pa punësim që kërkojnë punë aktive në katër javët e mëparshme dhe mund të fillojnë punën brenda maksimumit dy javësh, sipas përcaktimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), si dhe ata persona që punojnë me kohë të pjesshme por që kërkojnë punë me kohë të plotë, si dhe ata të papunë të aftë për punë që nuk kërkojnë punë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s/ Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR