• e enjte, 04 dhjetor 2025

Shkëndija sot i mëson rivalët e saj në Ligën e Konferencës

Shkëndija sot i mëson rivalët e saj në Ligën e Konferencës

Monako, 29 gusht 2025 (MIA) - Shorti për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencave do të mbahet sot pasdite në  Forumin Grimaldi në Monako, ndërsa futbolli i Maqedonisë do të ketë përfaqësuesin e tij te Shkëndija, i cili, pasi u eliminua nga Ludogorec mbrëmë, do të vazhdojë paraqitjet në garën e tretë evropiane të klubeve.

Dy shortet do të kombinohen në një "shfaqje" për herë të parë, duke e thjeshtuar procesin. Menjëherë pas tërheqjes së shortit për Ligën e Evropës do të vijojë edhe shorti për Ligën e Konferencës.

Tërheqja do të fillojë në orën 13:00 sipas kohës së mesme evropiane.

Të dy shortet do të bëhen në një format të plotë dixhital me shfrytëzimin e teknologjisë së njejtë dixhitale që është përdorur vitin e kaluar.

Shkëndija do të luajë kundër gjashtë rivalëve, tre në vend dhe tre jashtë fushe.

Finalja e Ligës së Evropës do të luhet në stadiumin Beshiktash në Stamboll, ndërsa finalja e Ligës së Konferencës do të luhet në Red Bull Arena në Lajpcig.

PJESËMARRËSIT NË LIGËN E KONFERENCËS: Fiorentina, AZ Alkmar, Shahtjor, Slovan Bratisllava, Rapid Vjenë, Legia Varshavë, Sparta Pragë, Dynamo Kiev, Kristal Palas, Leh Poznan, Rajo Vallekano, Shamrok Rovers, Omonia  Majnc, Celje, Rjeka, Zrinjski, Linkoln, KuPS, AEK Athina, Aberdin, Drita, Brejdablik, Sigma Olomuc, Samsunspor, Rakov, AEK Larnaka, Shkëndija, Haken, Lozana, Universitatea Krajova, Hamrun, Noa, Shelburn. 

FOTO: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR