Shkëmbim i ri zjarri midis ushtarëve indianë dhe pakistanezë në rajonin e Kashmirit
- Të paktën 13 civilë u vranë dhe 59 u plagosën në sulmet pakistaneze në anën indiane të rajonit të kontestuar të Kashmirit, njoftoi sot qeveria indiane për bilancin e ri të viktimave nga konflikti.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:26, 8 maj, 2025
Srinagar, 8 maj 2025 (MIA) - Të paktën 13 civilë u vranë dhe 59 u plagosën në sulmet pakistaneze në anën indiane të rajonit të kontestuar të Kashmirit, njoftoi sot qeveria indiane për bilancin e ri të viktimave nga konflikti.
Shumica e civilëve humbën jetën në një fshat në veriperëndim, përgjatë "Vijës së Kontrollit" që ndan rajonin e kontestuar të Kashmirit midis dy vendeve, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas të dhënave të fundit, në anën pakistaneze janë vrarë të paktën 31 persona.
Pakistani filloi sulme artilerie në territorin indian në përgjigje të sulmeve nga forcat indiane që më parë kishin sulmuar territorin pakistanez në hakmarrje për sulmin vdekjeprurës më 22 prill.
Foto: Arkivi i MIA-s