Shiu ka shuar zjarrin në "Jasen"
- Shiu që ra para orës shtatë të mëngjesit të sotëm dhe vazhdoi për pak më shumë se dy orë në zonën e "Jasenit" ndihmoi në shuarjen e zjarrit që është përfshirë nga flakët prej më shumë se dhjetë ditë, kumtuan sot nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
- Post By Ramize Qamili
- 10:36, 22 gusht, 2025
Shkup, 22 gusht 2025 (MIA) - Shiu që ra para orës shtatë të mëngjesit të sotëm dhe vazhdoi për pak më shumë se dy orë në zonën e "Jasenit" ndihmoi në shuarjen e zjarrit që është përfshirë nga flakët prej më shumë se dhjetë ditë, kumtuan sot nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
"Por krahas sasisë më të madhe të shiut, në disa vende përgjatë vijës së zjarrit ende mund të vërehet tymi, ku pas mënjanimit të mjegullës dhe tymit, do të vazhdojmë me operacionet këmbësorike drejt pikave të nxehta që tregojnë shenja të djegies. Ky terren do të kontrollohet edhe me dronë me kamera termike. Ekipet e NP 'Jasen' do të vazhdojnë patrullimin derisa të konfirmohet se zjarri është shuar plotësisht", theksohet në kumtesë.
U bëhet thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me qëllim të mos shkaktojnë zjarr, si dhe të paraqesin çdo sjellje të dyshimtë.
"Nëse qytetarët vërejnë tela elektrikë që preken ose kanë shkëndija, duhet ta lajmërojnë menjëherë 'EVN'-në ose të telefonojnë në numrin 112", shtohet në kumtesën e DMSH-së. rq/
Foto: arkivi i MIA-s