• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shitje e re e pronës së konfiskuar të Sasho Mijallkovit, në buxhetin e shtetit do të derdhen 2.059.000 euro

Shitje e re e pronës së konfiskuar të Sasho Mijallkovit, në  buxhetin e shtetit  do të derdhen 2.059.000 euro

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Agjencia për menaxhim me pronat e konfiskuara ka publikuar shpalljen për shitjen e pasurisë së konfiskuar të ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov.

"Me shpalljen e sotme për shitjen e patundshmërisë nga Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe me vendim të miratuar më parë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vazhdon kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov", kumtuan sot nga agjencia.

Bëhet fjalë për një tokë të pandërtuar me sipërfaqe 3880.15 m2 dhe një pyll me sipërfaqe 634.38 m2 të cilat ndodhen në Qendër 2 të konfiskuara me aktgjykim të formës së prerë KOK-pn nr.283/2022 nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Nga Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar thonë se me shitjen e këtyre patundshmërive në buxhetin e shtetit do të derdhen mjete në vlerë prej 126.638.882.00 denarë ose 2.059.000 euro.

Agjencia për menaxhim me pasurinë e konfiskuar fton dhe inkurajon të gjithë personat e interesuar juridik dhe fizik që pa frikë dhe presion të marrin pjesë në ankand publik në ueb faqen e agjencisë: http://www.odzemenimot.gov.mk/%d0%begl%d0%b0si.aspx. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR