• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shinas për MIA-n: Maqedonia e Veriut përmbushi gjithçka, tani është koha për hapin e ardhshëm - hapja e klasterëve, pas ndryshimeve kushtetuese

Shinas për MIA-n: Maqedonia e Veriut përmbushi gjithçka, tani është koha për hapin e ardhshëm - hapja e klasterëve, pas ndryshimeve kushtetuese

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Procesi i europeizimit të Ballkanit është i pakthyeshëm, të gjitha vendet nga rajoni, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut janë fuqimisht në rrugën drejt BE-së, thotë nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas në deklaratë për MIA-n, të dhënë në margjinat e Konferencës në Selanik, kushtuar rolit të agjencive të lajmeve në informimin objektiv dhe luftnë kundër dezinformatave në realitetin e ri të Ballkanit, të organizuar nga ABNA-EJL.

Shinas në fjalimin në Konferencë ka thënë se tani është momenti që rajoni të europeizohet, në vend se BE-ja të ballkanizohet, siç ka ndodhur shumë herë deri tani.

Në pyetjen e MIA-s që të japë sqarim për atë se si do të europeizohej rajoni, ku ekzistojnë shumë çështje të hapura bilaterale, të cilat nuk janë sipas standardeve evropiane, siç është kontesti mes Sofjes dhe Shkupit, Shinas tha se nëse shikohet prapa në histori, shumë herë ka pasur shembuj të ballkanizimit të politikës evropiane.

"Porosia e ime kryesore ka qenë se kur të shikohet prapa në histori, shumë herë kemi parë ballkanizim të politikës evropiane. Ne e dimë se çka do të thotë kjo - vuajtje, luftëra, ndarje. Por, atë qe nuk e kemi parë deri tani, është europeizimi i rajonit të Ballkanit. Dhe kjo po ndodh tani, vetëm në 20 vitet e kaluara, kjo është një gjë e re dhe diçka pozitive, ky është hap inkurajues. Shumica e vendeve tani janë fuqishlm në rrugën drejt anëtarësimit të BE. Maqedonia e Veriut është shemubll, ku mendoj se BE-ja nuk ka qenë çdoherë korrekte, pasi kërkuam shumë punë të ndryshme, e ju i dërguat. Tani duhet të kalojmë në kapitullin e ardhshëm, e ai është hapja e negociatave dhe mbyllja e këtyre kapitujve, pasi t'i bëni ndryshimet kushtetuese, për të cilat jeni obliguar. Do të thotë, në përgjithësi, moment pozitiv për Maqedoninë e Veriut", thotë Shinas.

Lidhur me atë nëse me të vërtetë beson se rajoni do të europeizohet shumë shpejtë, ai thotë se ky është proces i pakthyeshëm.

"Fuqimisht besoj se ky është proces i pakthyeshëm, i cili nuk ka alternativë. Është i përkrahur nga shoqëria dhe është proces uin-uin, kur në këto kohëra turbulente gjeopolitike bëhet e qartë se Evropës i nevojitet rajoni, ndërsa rajonit i nevojitet Evropa. Për këtë shkak mund të akuzohem për optimizmin, por me të vërtetë besoj se procesi është i parevokueshëm", thotë Shinas. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR