• e mërkurë, 02 tetor 2024

Shi i rrëmbyeshëm i përcjellë me breshër në rrethinën e Dellçevës

Shi i rrëmbyeshëm i përcjellë me  breshër  në rrethinën e Dellçevës

 Dellçevë, 18 gusht 2024 (MIA)  - Shi i rrëmbyeshëm i përcjellë me erë dhe breshër sot pasdite e përfshiu rrethinën e Dellçevës. 

 Reshjet janë më të theksuara në qytetin e Dellçevës, ndërsa nga shirat e rrëmbyeshëm më së shumti ka pësuar rruga që një vit më parë u përfshi nga përmbytjet.

 Për shkak të ujit të bollshëm në bulevardin "Maqedonia", një automjet i policisë për rreth gjysmë ore i ka drejtuar automjetet në rrugë alternative.

 Për momentin qarkullimi është i normalizuar dhe po zhvillohet pa pritje.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR