SHGM: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të gazetarit Furkan Saliu
- Pasdite në rrjetet sociale dhe disa media onlajn është publikuar një video nga e cila shihet se si disa pjesëtarë të njësisë speciale me uniformë të Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestojnë një person që ndodhet në terren dhe nuk bën rezistencë. Menjëherë pas këtij njoftimi, disa tituj sensacionalistë nga mediat, të afërta me partitë politike, spekuluan me arsye të ndryshme për arrestimin e gazetarit Furkan duke cituar gjoja burime policore, kumtoi sot SHGM-ja.
- Post By Fami Bajrami
- 22:51, 7 prill, 2024
Shkup, 7 prill 2024 (MIA)- Pasdite në rrjetet sociale dhe disa media onlajn është publikuar një video nga e cila shihet se si disa pjesëtarë të njësisë speciale me uniformë të Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestojnë një person që ndodhet në terren dhe nuk bën rezistencë. Menjëherë pas këtij njoftimi, disa tituj sensacionalistë nga mediat, të afërta me partitë politike, spekuluan me arsye të ndryshme për arrestimin e gazetarit Furkan duke cituar gjoja burime policore, kumtoi sot SHGM-ja.
SHGM-ja dhe Sindikata e Gazetarëve me këtë rast apelojnë që çështja të zbardhet menjëherë, të mos cenohen të drejtat e kolegut Saliu dhe të mos e përdorin partitë politike në betejat e tyre ditore politike dhe për qëllime partiake të fushatës zgjedhore.
"Pak më parë është publikuar informacioni në PortaliX, media onlajn në të cilën Furkan Saliu është themelues dhe kryeredaktor. Redaksia e medias bën me dije se akti i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe paraqet tentativë për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të ushtruar nga PortaliX", thuhet në komunikatën e SHGM-së.
Foto: arkivi i MIA-s