SHGM: Përkrahje për kolegen e MIA-s, Angella Rajçevska
- Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh përkrahje për kolegen e MIA-s, Angella Rajçevska lidhur me incidentin e sotëm verbal në Gjykatën e Shkupit.
- Post By Fami Bajrami
- 21:53, 25 janar, 2024

Shkup, 25 janar 2024
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh përkrahje për kolegen e MIA-s, Angella Rajçevska lidhur me incidentin e sotëm verbal në Gjykatën e Shkupit.
Gjatë kryerjes së profesionit të saj gazetarja Rajçevska është sulmuar verbalisht nga ana e personit të akuzuar në rastin e "Llaskarcës".
Gjatë tentimit që ajo të kërkojë deklaratë nga avokati i tij, i akuzuari ka drejtuar sharje dhe fjalë të ndyta në përpjekjet për të marrë deklaratë.
Rikujtojmë se gazetarët dhe punonjësit mediatik janë dritare e publikut dhe rreshtohemi fuqishëm në mbrojtje të dinjitetit dhe sigurisë së tyre.
Dënojmë ashpër incidentet të tilla ndaj kolegëve tanë dhe njëherësh i inkurajojmë që t'i denoncojnë në mënyrë që të reagojmë zëshëm dhe të tregojmë mbështetje dhe solidaritet.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
_________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.