• e enjte, 30 janar 2025

SHGM do t'i ndajë çmimet e gazetarisë për ngritje të vetëdijes për ndotjen e ajrit

SHGM do t'i ndajë çmimet e gazetarisë për ngritje të vetëdijes për ndotjen e ajrit

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë sot me fillim prej orës 14 në hapësirat e Klubit të gazetarëve në Shkup do t'i ndajë çmimet për gazetari për vitin 2024 në temën "Përballja me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut".

Në ngjarje do të flasin kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Gregorian dhe ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain, si dhe gazetarët e shpërblyer dhe prëfaqësues të komisionit për vitin 2024.

Shoqata e gazetarëve të maqedonisë në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në kuadër të projektit "Përballja me ndotjen e ajrit", financuar nga Suedia, gjatë muajit tetor publikoi konkurs për përmbajtje të botuara mediatike, me qëllim që të ngritet vetëdija për problemet ekzistuese me ndotjen e ajrit dhe të nxitet mbulim më i madh i këtyre temave nga ana e gazetarëve në nivel lokal dhe nacional si kontribut drejt gjetjes së mënyrave më të mira për zgjidhjen apo zbutjen e tyre. ab/

Foto:МIА arkivi


 

QËNDRONI TË LIDHUR