• e premte, 05 dhjetor 2025

SHGM: Dënim të ashpër për sulmin ndaj ekipit gazetaresk të ALSAT-M në Vizbeg

SHGM: Dënim të ashpër për sulmin ndaj ekipit gazetaresk të ALSAT-M në Vizbeg

Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër sulmin fizik i cili ka ndodhur sot, ndaj ekipit gazetaresk të televizionit ALSAT-M, i cili po raportonte për zjarrin e madh në deponinë ilegale në Vizbeg.

"Sipas informacioneve nga kolegët, gazetari Avni Tahiri dhe kameramani Shenoll Hajredini janë sulmuar fizikisht nga një person, pronar i mbeturinave për të cilin dyshohet se e ka shkaktuar zjarrin. Sulmuesi ia ka marrë me forcë telefonin gazetarit Tahiri dhe e ka hedhur në zjarr, ndërsa kameramani Shenoll Hajredini gjithashtu është sulmuar dhe kamera e tij është dëmtuar. Personi në fjalë është arrestuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe rasti është paraqitur në MPB", thuhet në reagimin e SHGM-së. 

Nga Shoqata thonë se janë në komunikim me pikat kontaktuese në MPB dhe PTHP për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të mediave.

Kujtojnë se me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, çdo sulm ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale konsiderohet vepër penale serioze për të cilën parashikohen dënime ligjore. Presim nga institucionet hetim të shpejtë dhe efikas, me masa dhe sanksione adekuate për sulmuesin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR