• e martë, 26 nëntor 2024

Shfuqizohet konkluzioni i Qeverisë teknike për segmentin Gostivar-Bukojçan me implikime fiskale prej 252.699.474 euro

Shfuqizohet konkluzioni i Qeverisë teknike për  segmentin Gostivar-Bukojçan me implikime fiskale prej 252.699.474 euro

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e mbajtur dje ka marrë vendim për anulimin e konkluzionit të Qeverisë së mëparshme teknike, që shkakton implikime fiskale për realizimin e Projektit për ndërtimin e autostradës Korridori 8. Seksioni 2: Gostivar-Bukojçan nga 252.699.474 euro shtesë, të cilat nuk janë të planifikuara dhe të parapara me buxhet dhe as ekonomikisht të qëndrueshme, njoftojnë sot nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Qeveria njofton se për këtë konkluzion do të njoftohet edhe Prokuroria Themelore Publike.

"Ky konkluzion u miratua më 13 qershor të këtij viti, më shumë se një muaj pas zgjedhjeve dhe disa ditë para miratimit të Vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mospërfitueshmërisë ekonomike nga zbatimi i tij", thuhet në kumtesën e sotme të Qeverisë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR