• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shembuj skocezë të hartimit të strategjisë nacionale të planifikimit hapësinor

Shembuj skocezë të hartimit të strategjisë nacionale të planifikimit hapësinor

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Komisioni për Vetëqeverisje Lokale dhe Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji mbajtën takim pune me temë: “Lidhshmëria e Strategjisë Zhvillimore Nacionale me planifikimin hapësinor dhe zhvillimin rajonal”.

Mysafirë në takim ishin përfaqësuesit e Qeverisë së Skocisë, të cilët në fillim të takimit u përshëndetën nga kryetarja e Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, Ane Llashkoska, e cila informoi se me ta do të shkëmbehen përvojat që do të inkorporohen në strategjinë nacionale. Duke vepruar kështu, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, ajo e karakterizoi planifikimin hapësinor si interesin më të lartë publik.

Nga ana e përfaqësuesve skocezë ishte prezantuar Korniza Nacionale e Planifikimit Hapësinor të Skocisë, e cila i mbulon problemet, mundësitë dhe përfitimet e të gjithë vendit. Ata theksuan se në hartimin e strategjisë është e nevojshme të përcaktohet se çfarë duhet të arrihet me planifikimin, me qëllim të realizimit të qëllimeve nacionale me interes afatgjatë, vizionin dhe qëllimin. Duhet të merren parasysh barazia dhe mundësitë për të gjithë, pikërisht për këtë dolën në terren për të dëgjuar zërin e banorëve lokalë. Ndër të tjera, ata u fokusuan në trajtimin e varfërisë, arsimit, zhvillimit të mjediseve rurale dhe urgjencës klimatike globale.

Në diskutim u përfshin deputetët Maja Moraçanin, Zdravko Trajanov, Lupço Ballkoski dhe Bajram Kadrija; kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Vllado Misajllovski; si dhe zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska.

Moraçanin shprehu interesim më të detajuar për përvojat skoceze në lidhje me masat e përshtatjes klimatike dhe migrimit fshat - qytet dhe porositi, duke ndjekur shembullin e Skocisë, që të përfshihen të gjithë faktorët e interesuar në miratimin e planit objektiv. Nga ana tjetër, Trajanov e trajtoi migrimin, gjendjen me fshatrat e zbrazura, qytetet gjysmë të boshatisura, Shkupin e mbipopulluar, gjë që çon në mosfunksionim dhe vështirësi në hartimin e planit. Ballkoski kishte më shumë pyetje rreth planifikimit real hapësinor, si dhe propozim për të shqyrtuar një rajon euromikro. Nga ana e tij, Kadrija i njoftoi mysafirët për gjendjen në fshatrat ku bujqësia ka rënë, si dhe për ndërtimet e vazhdueshme të pakontrolluara.

Zëvendësministrja Oxhaklieska i njoftoi të pranishmit se zgjidhja ligjore për planifikimin hapësinor është në fazën përfundimtare dhe informoi për aktivitetet që janë ndërmarrë dhe në të cilat punohet aktualisht. Ajo e theksoi rëndësinë e planifikimit të zgjidhjeve me mbështetjen e opinionit, si dhe bashkëpunimin në nivel qendror dhe lokal.

Misajllovski përgëzoi qeverinë skoceze për punën e bërë dhe kërkoi që të përsëriten shembujt pozitivë, si çdo rajon me fokus të veçantë për planifikimin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Korniza Nacionale e Planifikimit Hapësinor të Skocisë, të cilën e kanë hartuar për tri vjet, ka të bëjë deri në vitin 2045, që është përgjegjësi e madhe për brezat e ardhshëm dhe vizioni i Skocisë për të krijuar një vend më të mirë për të jetuar të gjithë. Në këtë drejtim, Llashkoska apeloi që ligji në vendin tonë të miratohet sa më shpejt, i cili do të mundësojë realizimin e strategjisë nacionale për 20 vitet e ardhshme. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR