• e premte, 05 dhjetor 2025

Shekerinska për vizitë në Korenë e Jugut

Shekerinska për vizitë në Korenë e Jugut

Bruksel, 19 tetor 2025 (MIA) - Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska prej sot deri të martën do të qëndrojë për vizitë në Korenë e Jugut.

Siç kumtoi Shërbimi për shtyp i NATO-s, sot në ditën e parë të qëndrimit, Shekerinska do ta vizitojë zonën e demilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe Veriut, pastaj në Seul do të mbajë takim me drejtorët ekzekutiv të kompanive nga industria e mbrojtjes.

Për nesër janë parashikuar takime të Shekerinskës me ministrat e Koresë së Jugut për punë të jashtme Ço Hjun, për mbrojtje kombëtare An Gju-bek dhe për programin e prokurimeve mbrojtëse Xhong Gun-seok, si dhe me këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit të Koresë së Jugut, Li Xhae-mjung, Vi Sung-lak.

Përveç takimeve, Shekerinska do ta vizitojë edhe Panairin Ndërkombëtar për Industrinë e Mbrojtjes Ajrore në Seul. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR