• e enjte, 04 dhjetor 2025

Shekerinska për agjencinë Hina: NATO-ja nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën

Shekerinska për agjencinë Hina: NATO-ja nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën

Dubrovnik, 14 korrik 2025 (MIA) - NATO-ja nuk do të heqë dorë nga ndihma për Ukrainën, ndërsa Kroacia është aleate e vlefshme dhe e besueshme në ato përpjekje, deklaroi zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska në intervistë për agjencinë kroate Hina.

Ajo theksoi se përkushtimi kroat ndaj NATO-s është "shumë i qartë". "Pas agresionit brutal rus ndaj Ukrainës, Kroacia ishte aleate e vërtetë e cila e mbështeti Ukrainën jo vetëm financiarisht dhe politikisht, por edhe ushtarakisht. BËhet fjalë për 245 milionë euro ndihmë të drejtpërdrejtë humanitare dhe ushtarake", tha ajo.

Shekerinska mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut fundjavën e kaluar dhe përsëriti se NATO mbetet e fuqishme në mbështetjen për Ukrainën.

Vetëm vitin e kaluar aleatët e NATO-s i dërguan Ukrianës më shumë ndihmë humanitare nga ajo që kishin premtuar - mbi 50 miliardë euro. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ajo shumë është plus 35 miliardë euro.

Për koordinim më efikas të ndihmës, NATO vendosi strukturë të posaçme komanduese në Visbaden, Gjermani, si dhe qendër të prëbashkët me Ukrainën në Poloni. Këto kapacitete kanë për detyrë jo vetëm të sigurojnë ndihmë, por edhe të marrin mësime nga përvoja luftarake ukrainase.

Plotësisht, siç theksoi Shekerinska, disa nga aleatët tashmë bisedojnë për formim të "Koalicionit të të prëgatiturve - grup i vendeve që do të vazhdojnë me mbështetje edhe pas armëpushimit të mundur, me qëllim të sigurimit të një apqeje të drejtë dhe të qëdnrueshme.

Lidhur me shqetësimin në Evropë për qëndrimet e presidentit aktual amerikan, Donald Tramp ndaj NATO-s, Shekerinska deklaroi se nuk ka hapësirë për frikë. "Konkludimet nga Samiti  në Hagë konfirmojnë uniet të aleancës transatlantike. SHBA-ja është qartë dhe fuqishëm e përkushtuar ndaj NATO-s", tha ajo.

Sipas saj, përkushtimi amerikan vjen me pritje se aleatët evropianë dhe Kanadaja do të investojnë më shumë që të arrihet shpërndarje e drejtë e barrës së sigurisë. Në Samit u dakordua të gjitha anëtaret t'i rrisin ndarjet buxhetore për mbrojtje në 5 për qind të BPV-së.

Lidhur me vendimin e Kroacisë për të vendosur afat të detyrueshëm ushtarak nga viti i ardhshëm, Shekerinska porositi se politikat e tilla janë e drejtë sovrane e çdo shteti anëtar.

Fokusi kryesor i Aleancës, sipas Shekerinskës, është zhvillimi i kapaciteteve ushtarake dhe mbështetja e planeve të harmonizuara operative. ab/

foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR