Shekerinska dhe Spasovski do të mbajnë fjalim në Akademinë për lidership të grave
- Në kuadër të Akademisë rajonale socialdemokrate për Lidership të Gruas, organizuar nga Fondacioni "Friedrih Ebert", Dialogu FES Evropa Juglindore, sot nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PSE) Radmila Shekerinska dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski do të debatojnë në panelin "Ndikimi i lëvizjes antigjinore në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë".

Shkup, 28 tetor 2023 (MIA) - Në kuadër të Akademisë rajonale socialdemokrate për Lidership të Gruas, organizuar nga Fondacioni "Friedrih Ebert", Dialogu FES Evropa Juglindore, sot nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PSE) Radmila Shekerinska dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski do të debatojnë në panelin "Ndikimi i lëvizjes antigjinore në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë".
Në AkademiNË, e cila filloi dje, marrin pjesë gra lidere nga partitë socialdemokrate dhe organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Bosnjae Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia.
Qëllimi i Akademisë, siç theksojnë organizatorët, është të forcojë aftësitë drejtuese të grave socialdemokrate, duke i inkurajuar ato që të ndërmarrin hapin e duhur dhe të zënë vendin e tyre në komunitetet ku merren vendimet dhe politikat, sepse rezultatet tregojnë se gratë në postet kryesore drejtuese punojnë shumë më e mençur, më mirë, me integritet dhe empati duke bërë ndryshime pozitive për vendin. ls/