• e premte, 05 dhjetor 2025

Shekerinska: Është koha të investojmë në paqe dhe stabilitet

Shekerinska: Është koha të investojmë në paqe dhe stabilitet

Athinë, 1 korrik 2025 (MIA) – Tani është koha të investojmë në atë që të gjithë e vlerësojnë si të garantuar. Ndërsa ato janë paqja dhe stabilitetit, porositi zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Radmilla Shekerinska gjatë kohës së pjesëmarrjes në konferencën e Ekonomist në Greqi, ndërsa paralelisht e theksoi domosdoshmërinë që Aleanca të aftësohet në realitetin e ri të sigurisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Shekerinska tha se diskutimi konkret për investime në mbrojtje edhe pse është i vështirë, megjithatë është i domosdoshëm dhe theksoi se nevojitet sinqeritet nga politikanët ndaj qytetarëve, kur bëhet fjalë për temën konkrete. 

“Unë vij nga një vend dhe rajon që ende i kujton luftërat. Dhe e di që në momentin që humbni paqen dhe stabilitetin, gjithçka, të gjitha numrfat ekonomik, të gjitha përqindjet e PBB-së, zhduken. Pra, mendoj se ajo që na duhet, dhe kjo vlen edhe për aleatët, është një bisedë e sinqertë me publikun. Dhe ajo që kemi parë është se publiku e vlerëson ndershmërinë. Çdo politikan do ta kishte një detyrë shumë më të lehtë të dilte para qytetarëve të vet dhe të thoshte: ‘Tani do t'i shpenzojmë të gjitha këto para për diçka tjetër’. Dhe kjo është ajo që kemi bërë për shumë, shumë vite. Dhe tani është koha të investojmë në atë që të gjithë e konsiderojnë të garantuar. Dhe kjo është paqja dhe stabiliteti”, theksoi zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Për vendimet e Samitit të NATO-s për ndarje të pesë për qind nga mbrojtja, Shekerinska tha se janë të vetëdijshëm se është kërkesë e madhe nga qeveritë, tatimpaguesit dhe qytetarët, por “kërcënimi me të cilin përballemi është plotësisht i ndryshëm dhe të gjithë po përshtatemi”. 

“Ne nuk i zgjedhim kohërat në të cilat jetojmë, por duhet të përshtatemi në botën reale”, theksoi Shekerinska dhe foli në atë se ‘një numër i madh i aleatëve tashmë u angazhuan që planet e tyre ambicioze me të vërtetë ta arrijnë nivelin prej 3,5 për qind”. 

Foli edhe për nevojën për përfshirje në industrinë e mbrojtjes në planifikimin strategjik, duke thënë se “nuk mund të presim pesë ose dhjetë vjet në produkte”, por edhe duke theksuar rëndësinë e kombinimit të inovacionit me industrinë tradicionale të mbrojtjes. 

“Le të gjejmë zgjidhje më inovative ndaj kërcënimit, ndaj qasjes, ndaj planit, ndaj zbatimit të planit. Dhe kështu shpresojmë të kombinojmë inovacionin me industrinë e mbrojtjes. Por fokusi në periudhën e ardhshme nuk do të jetë vetëm që qeveritë të përmbushin objektivat, por shumë më tepër që industria e mbrojtjes të përmbushë objektivat, sepse kemi një numër mjaft të madh aleatësh që thonë: kemi kërkesa ndaj industrisë së mbrojtjes, ndaj prodhuesve, jemi të interesuar. Sinjali i kërkesës është i qartë, jo vetëm për shkak të samitit, por edhe për shkak të objektivit të kapacitetit. Dhe pastaj na thonë - mund të ktheheni pas pesë ose dhjetë vjetësh. Dhe kjo është diçka që duam ta shmangim”, theksoi Shekerinska.

Sqaroi se pikërisht për këtë në Samitin e NATO-s në Hagë ishte organizuar ngjarja e madhe industriale dhe shprehu bindje se “ekziston interes i përbashkët edhe te industria e mbrojtjes dhe te aleatët që të prodhohet më shumë, më mirë, më mençur, dhe me të vërtetë të bëhet ky kombinim nga inovacioni dhe industria tipike e mbrojtjes”. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR