• e martë, 01 tetor 2024

Shejnbaum merr detyren e presidentes së Meksikës

Shejnbaum merr detyren e presidentes së Meksikës

Meksiko Siti, 1 tetor 2024 (MIA) - Klaudia Shejnbaum sot e fillon mandatin gjashtëvjeçar si presidentja e parë femër e Meksikës. Ajo vjen në vendin e mentorit të saj, të majtin Andres Manuel Lopez Obrador.

Popullariteti i Lopez Obrador i ndihmoi fizikantes 62-vjeçare dhe ish-kryetares së Meksiko Sitis të fitonte zgjedhjet në qershor. Ajo do të jetë presidentja e parë e Meksikës me origjinë hebreje.

Shejnbaum planifikon të vazhzojë politikën e paraardhësit të saj, megjithëse me thekse të saj, për të ndjekur programet e tij sociale dhe për të zgjedhura rrjetin hekurudhor.

Kartelet e fuqishme të drogës përfaqësojnë një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet vendi me 130 milionë banorë. Ajo gjithashtu përballet me tensione edhe me SHBA-në, fqinjin e saj të fuqishëm verior dhe partnerin kryesor tregtar.

Partia Morena, e cila u themelua nga Lopez Obrador, i kontrollon të dy dhomat e Kongresit meksikan dhe synon të mbrojë trashëgiminë e tij politike. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR