• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefja e diplomacisë gjermane për vizitë në Jordani, Izrael dhe Liban për shkak të krizës në Gazë

Shefja e diplomacisë gjermane për vizitë në Jordani, Izrael dhe Liban për shkak të krizës në Gazë

Berlin, 19 tetor 2023 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok u nis nga Berlini për një raund të ri bisedimesh për krizën në Jordani, Izrael dhe Liban në kushte të luftës në Gazë, raportoi DPA.

Para se të niset për në Jordani, Berbok e bindi Izraelin për "solidaritetin e pathyeshëm të Qeverisë gjermane”.

“Lufta është me Hamasin, e jo me popullatën civile palestineze, e cila gjithashtu po vuan jashtëzakonisht shumë", tha Berbok.

Ajo theksoi se ka dashur ta përdor udhëtimin për të bërë presion për lirimin e pengjëve të mbajtur nga grupi militant Hamas, i cili është klasifikuar si organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Shtetas gjermanë janë në mesin e rreth 200 pengjëve të mbajtur nga Hamasi në Gazë, njofton DPA. ss/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR