• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi izraelit i Mbrojtjes i konteston planet e Netanjahut për Gazën e pasluftës

Shefi izraelit i Mbrojtjes i konteston planet e Netanjahut për Gazën e pasluftës

Jerusalem, 16 maj 2024 (MIA) - Planet e pasluftës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për Rripin e Gazës mbrëmë janë kontestuar publikisht nga ministri i tij i Mbrojtjes, i cili tha se do të kundërshtohet në çfarëdo sundimi afatgjatë ushtarak të Izraelit në enklavën palestineze. Deklarata televizive e ministrit të Mbrojtjes, Joav Gallant ishte shenja më e dukshme për mospajtimin e një funksionari të lartë izraelit me Netanjahun nga fillimi i konfliktit në Gazë.

Si përgjigje, Netanjahu sugjeroi, pa e emëruar konkretisht Galantin, se admirali i pensionuar "arsyetohet" se ende nuk e ka shkatërruar Hamasin në konfliktin, që tani është në muajin e tetë.

Netanjahu u sulmua edhe nga një anëtar tjetër të kabinetit të tij - centristin, ish gjeneralin Beni Ganc - anëtarin e vetëm me të drejtë vote krahas Netanjahut dhe Galantit. Ganc tha se ministri i Mbrojtjes "e tha të vërtetën".

Edhe pse i përkrah qëllimet e Qeverisë së Netanjahut për ta mposhtur Hamasin dhe t'i kthejë pengjët e rrëmbyer më 7 tetor, Galant tha se ato qëllime duhet të plotësohen me vendosjen e bazës për qeveri alternative palestineze. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR