Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, Lafçiski në konferencë të Komitetit ushtarak të NATO-s
- Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, sot dhe nesër merr pjesë në Konferencën e Komitetit ushtarak (KU) të NATO-s, e cila mbahet në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Në konferencë marrin pjesë sheat e Shtatmadhorive të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere të NATO-s, si dhe komandantët e komandave strategjike të NATO-s, komandanti i Komandës aleate supreme për operecaione, gjeneral Kristofer Kavolli dhe komandanti i Komanës aleate supreme për tranformim, admiral Pjer Vandier, informojnë nga Armata.

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, sot dhe nesër merr pjesë në Konferencën e Komitetit ushtarak (KU) të NATO-s, e cila mbahet në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Në konferencë marrin pjesë sheat e Shtatmadhorive të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere të NATO-s, si dhe komandantët e komandave strategjike të NATO-s, komandanti i Komandës supreme të aleatëve për operecaione, gjeneral Kristofer Kavolli dhe komandanti i Komanës supreme të aleatëve për tranformim, admiral Pjer Vandier, informojnë nga Armata.
Në hapjes e Konferencës për shefave të Shtatmadhorive është drejtuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. Konferencën e ka udhëhequr kryesuesi i Komitetit ushtarak, admiral Rob Bauer, i cili pas përfundimit të konferencën ia dorëzon detyrën admiralit Xhuzepe Kavo Dragone.
"Fokusi i Konferencës është në forcimin e mëtejshëm të përgjigjes dhe mbrojtjes së Aleancës, forcimin e bashkëpunimit me partnerët, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Gjenerali Lafçiski mori pjesë aktive në diskutimet për çështjet që lidhen me sfidat e sigurisë globale, gatishmërinë e Aleancës për përgjigje dhe mbrojtje, ndërveprueshmërinë, kërcënimet, rreziqet dhe sfidat, si dhe bashkëpunimin me vendet partnere. Në fjalën e tij, ai theksoi përkushtimin tonë për përmbushjen e objektivave të aftësisë, kontributin në misionet dhe operacionet e NATO-s dhe rritjen e gatishmërisë së Ushtrisë përmes modernizimit të vazhdueshëm", thuhet në kumtesën.
Gjatë Konferencës, gjenerali Lafçiski diskutoi me kolegët e tij të NATO-s për disa tema, që janë me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes. Ai u takua edhe me shefat e Shtatmadhorive të vendeve anëtare dhe të vendeve partnere, kurse gjatë takimit me admiralin Rob Bauer i dhuroi një dhuratë me rastin e përfundimit të mandatit të tij si kryesues me Komitetin ushtarak të NATO-s.
Në kuadër të vizitës, shefi i shtatmadhorisë së Armatës realizoi edhe vizitë zyrtare të Komandës supreme të aleatëve të NATO-s për Evropë (SHAPE) në Mons. Gjatë takimeve me zëvendëskomandantin suprem të Forcave aleate në Evrop (DSACEUR), admiral Kejt Balaunt dhe zëvendësin e Komandës për forca speciale (DCOM SOFCOM), gjeneral-major Toni Tarner, është diskutuar për sigurinë globale dhe rajonale, synimet transformuese të Armatës, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen nga aleatët e NATO-s.
Gjenerali Lafçisk. në këtë rast u takua edhe me pjesëtarët e Armatës të vendosur në Përfaqësia ushtarake kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, në Mons, si dhe me oficerët e shtabit që janë pjesë e strukturës komanduese të NATO-s. ls/
Foto: Armata