• e hënë, 08 korrik 2024

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, Gjurçinovski, për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, Gjurçinovski, për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar

Shkup, 19 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral - nënkolonel Vasko Gjurçinovski, do të qëndrojë në vizitë disaditëshe të punës në Forcat e Armatosura (FA) në Mbretërinë e Bashkuar. 

Siç informoi Shtatmadhoria e ARM-së, në kuadër të vizitës së punës në Ministrinë e Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, gjenerali Gjurçinovski do të realizojë takim me shefin e Shtabit kryesor të FA, admiral Ser Antoni Radakin. 

"Gjenerali Gjurçinovski do të realizojë takim zyrtar edhe me Lord Stjuart Piç, marshall i aviacionit ushtarak britanik, i cili është përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuara për Ballkanin Perëndimor dhe ish kryesues i Komitetit ushtarak të NATO-s", bëhet e ditur në kumtesë. 

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, gjenerali Gjurçinovski, bashkë me delegacionin e Armatës, do t'i vizitojë edhe akademinë e mbrojtjes në Shrivenam, si dhe bazën e aviacionit të aviacionit mbretëror - Bulmer ku do të realizojë takim me udhëheqësit ushtarakë. fc/

Fotografia: Shtatmadhoria e Armatës

QËNDRONI TË LIDHUR