• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i Shtatmadhorisë i vizitoi pjesëtarët e Armatës të angazhuar në Slloveni

Shefi i Shtatmadhorisë i vizitoi pjesëtarët e Armatës të angazhuar në Slloveni

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Shefi i Shtatmadhprisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i shoqëruar nga ambasadori i RMV-së në Lubjanë, Goran Milevski dhe komandanti i komandës për operacione, gjenerali brigadier, Besnik Emini, sot në Mezhica, Slloveni, i vizitoi pjesëtarët e Armatës, të angazhuar në përballjen me pasojat nga vërshimet.

Në tkaim, siç informojnë nga Shattmadhoria e Armatës, me pjeëstarët tanë nga ana e gjeneralit Gjurçinovski u është shprehur mirënjohja për profesionalitetin e treguar dhe angazhimin gjatë kryerjes së detyrave të dhëna në pastrimin e terrenit dhe sanimin e pasojave nga vërshimet katastrofike.

Me atë rast, gjenerali Gjurçinovski i porositi pjesëtarët e Armatës se me angazhim bujar dhe pa rezerva në situata të këtilla kritike ata e prezantojnë, në dritën më të mirë, jo vetëm Armatën, por edhe atdheun.

Ai e theksoi edhe rëndësinë e partneritetit dhe solidaritetit mes dy Armatave të cilat janë rezultat i relacioneve të shkëlqyeshme të ndërsjellta, por edhe të aleancës në kuadër të NATO-s.

Gjatë qëndrimi në Mezhica, gjenerali Gjurçinovski, ambasadori Milevski dhe gjeneral Emini i vizituan disa nga vendet ku në periudhën e deritanishme ishin të angazhuar pjesëtarët e Armatës sonë.

Gjatë periudhës së angazhimit të tyre, ata u lavdëruan nga kryesia ushtarake e Armatës sllovene, por edhe nga ana e ministres së Shoqërisë Informatike, Emilia Stojmenova Duh.

Në përbërjen e armatës janë pjesëtarë nga disa njësi vartëse nga komanda për operacione dhe baza logjistike, mes të cilëve pjesa më e madhe nga batalioni i dytë këmbësorik dhe batalioni vëzhgues zbulues, por edhe ekipe specialiste nga inxhinierë për manipulim me makina inxhinierike, mjelë dhe infermierë, pjesëtarë nga njësia për ABHO. ab/

Foto: Shtatmadhoria

QËNDRONI TË LIDHUR