• e diel, 22 dhjetor 2024

Shefi i OBSH-së kërkoi nga Izraeli t'i heqë kufizimet për ndihmë mjekësore në Rripin e Gazës

Shefi i OBSH-së kërkoi nga Izraeli t'i heqë kufizimet për ndihmë mjekësore në Rripin e Gazës

Nju-Jork, 21 maj 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus i bëri thirrje Izraelit që t'i heqë kufizimet për dërgimin e ndihmës në Rripin e Gazës, duke thënë se rruga kryesore nga Egjipti për dërgimin e ndihmës mjekësore urgjente deri në enklavë është bllokuar. 

Tedros në konferencë për media në Gjenevë paralajmëroi se palestinezët po përballen me uri dhe mungesë të ilaçeve themelore dhe materialeve medicinale në spitale. 

Ai e përshkroi situatën në enklavë si "më shumë se katastrofale".

Drejtori i OBSH-së paralajmëroi se rreth 700 palestinezë të sëmurë rëndë janë bllokuar në zonën ushtarake, sepse nuk mund të evakuohen dhe dërgohen në mjekim. 

Sipas tij, në pjesën veriore të Rripit të Gazës kanë mbetur vetëm dy spitale funksionale. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR