• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i kompanisë franceze Total Energji thotë se kompania mbetet në Rusi që të dërgojë gaz të lëngshëm për Evropë

Shefi i kompanisë franceze Total Energji thotë se kompania mbetet në Rusi që të dërgojë gaz të lëngshëm për Evropë
Paris, 9 nëntor 2022 (MIA) - Motivi kryesor i "TotalEnergjii" (Total Energies) që të mos e ndërpresë biznesin e tij në Rusi është sigurimi i gazit natyror të lëngshëm për Evropën, njoftoi drejtori ekzekutiv i kompanisë Patrik Puojan. Për dallim nga shumë kompani të tjera, siç janë Shell dhe BP, gjiganti energjetik francez i ruajti asetet në Rusi, edhe krahas sanksioneve të vendosura në vend. "Motivi ynë i vetëm është që ta furnizojmë Evropën me gaz natyror të lëngshëm", tha Poujan gjatë seancës dëgjimore në Parlamentin francez, ku duhej ta mbronte qëndrimin e kompanisë në Rusi. Investimet e TotalEnergji atje përfshijnë pjesë të vogla në prodhimin e gazit Novatek dhe në projekte në Jamal dhe Arktik-2. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR