• e premte, 05 dhjetor 2025

Shefi i fondacionit humanitar për Gazën, i themeluar paradokohe, dha dorëheqje

Shefi i fondacionit humanitar për Gazën, i themeluar paradokohe, dha dorëheqje

Uashington, 26 maj 2025 (MIA) - Shefi i i fondacionit të ri humanitar për shpërndarjen e ndihmave në Rripin e Gazës ka dhënë dorëheqje, njoftoi mbrëmë organizata e mbështetur nga SHBA-ja.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit humanitar për Gazën (GHF), Xhejk Vud, deklaroi se nuk është e mundur të zbatohet plani i organizatës për ndihmë në Rripin e Gazës, duke respektuar rreptësisht parimet humanitare të humanizmit, neutralitetit, paanshmërisë dhe pavarësisë. 

Organizata, e themeluar para disa muajve me seli në Gjenevë, më 14 maj njoftoi se planifikon të shpërndajë rreth 300 milionë racione ushqimi gjatë një periudhe fillestare prej 90 ditësh. 

KB-ja dhe organizatat joqeveritare kanë deklaruar vazhdimisht se nuk do të marrin pjesë në shpërndarjen e ndihmës nga ky fondacion, i cili është akuzuar për bashkëpunim me Izraelin. KB-ja vlerësoi se ky fondacion nuk i respekton parimet e "paanshmërisë, neutralitetit dhe pavarësisë".

Organizata joqeveritare "Trajal internashënëll" (Trial International) të premten njoftoi se ka kërkuar nga autoritetet zvicerane të nisin një hetim administrativ për të përcaktuar nëse GHF u përmbahet ligjeve, veçanërisht lidhur me planin për përdorimin e kompanive të sigurisë për transportimin e ndihmës nga vendkalimet kufitare deri te vendet e shpërndrarjes. 

"Para dy muajsh, më lutën të udhëheq GHF-në për shkak të përvojës sime në fushën humanitare. Ashtu si shumë njerëz mbarë botën, isha i tmerruar dhe i tronditur nga kriza e urisë në Gazë", tha Vud, duke shtuar se ishte “i detyruar” të ndihmojë.

Izraeli, nga mesi i marsit, pas një armëpushimi dymujor, e vazhdoi ofensivën në Rripin e Gazës dhe i intensifikoi operacionet ushtarake më 17 maj, me qëllim shkatërrimin e lëvizjes palestineze Hamas, lirimin e pengjëve të mbetur dhe marrjen e kontrollit mbi territorin. qa/bsh/

Foto: X skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR