• e shtunë, 29 qershor 2024

Shefi i EULEKS-it i shqetësuar për shkak të kërcënimeve që i marrin policët e rinjë të komunitetit serb

Shefi i EULEKS-it i shqetësuar për shkak të kërcënimeve që i marrin policët e rinjë të komunitetit serb

Prishtinë, 26 korrik 2023 (MIA) - Shefi i EULEKS-it, Xhovani Pjetro Barbano ka shprehur shqetësim lidhur me, siç tha, raportet në meidume se policët e rinj kosovarë të komunitetit serb marrin porosi kërcënuese.

Ai në publikimin në Tuiter i ka quajtur të papranueshme çdo lloj të kërcënimit apo frikësimit që bëhet.

"Jam shumë i shqetësuar nga raportimet e mediave lidhur me mesazhet kërcënuese kundër policëve të rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullsinë e Kosovës”, ka shkruar Barbano. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR