• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i Diplomacisë, Osmani në takimin e ministrave të PBEJ në Selanik

Shefi i Diplomacisë, Osmani në takimin e ministrave të PBEJ në Selanik
Shkup, 9 qershor 2022 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të merr pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore që do të mbahet në Selanik të Greqisë, pas së cilës do të vijojë Samiti në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive.

Siç bëri të ditur MPJ, në takimin ministror do të diskutohet statusi i bashkëpunimit rajonal si dhe ndikimi i zhvillimeve aktuale ndërkombëtare në dinamikën e rajonit të Evropës Juglindore.

Në të njëjtën kohë, ministrat e jashtëm do të miratojnë deklaratën e përbashkët në Samit si dhe raportin vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, shtohet në kumtesë.

Në margjinat e takimit, ministri Osmani do të ketë takime bilaterale me homologë të tij nga vendet e rajonit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR