• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefçoviç: Nuk do të heqim dorë nga ambiciet e vendosura klimatike, por as nuk do të insistojmë për të reja

Shefçoviç: Nuk do të heqim dorë nga ambiciet e vendosura klimatike, por as nuk do të insistojmë për të reja

Bruksel, 30 gusht 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk do të heqë dorë nga ambiciet e veta të vendosura klimatike, por nuk do të insistojë as për masa shtesë, porositi eurokomisari Marosh Shefçoviç, i cili javën e kaluar u emërua nënkryetar ekzekutiv i Komisionti evropian për Marrëvehsjen e gjelbër evropaine dhe për marrëdhënie ndërinstitucionale, pas tërheqjes së anëtarit të deritanishëm të KE-së, përgjegjës për politikën klimatike të bllokut, Frans Timermans.

Shefçoviç e mori përgjegjësinë për zbatimin e Marrëvehsjes së gjelbër evropaine në kushte të kundërshtimit në rritje të disa pjesëve të caktuara nga rregulalt e reja ekologjike të BE-së edhe kur eurodeputetët konservatorë dhe disa nga qeveritë e vendeve anëtare kërkojnë ngadalësim të zbatimit apo pauzim në vendosjen e legjislaturës së re evropiane për mjedisin jetësor.

Në intervistën e tij të parë pas emërimit në detyrën e re, Shefçoviç theksoi se ka nevojë "të reagohet ndaj disa vërejtjeve", por se planifikon të qëndrojë në mbrojtje të përpojekjeve klimatike të Unionit.

I pyetur nëse planifikon të inicojë fushatë për qëllime më të ashpra për tejkalimin e emetimeve të gazrave të dëmshme me qëllim të arritjes së neutralitetit klimatik deri në vitin 2040, siç kërkoi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara, Antoniop Guteresh, Shevçoviç theksoi se Komisioni evropian do ta respektojë legjislaturën e BE-së.

Ai shprehi rezerva ndaj propozimit të Gutereshit, duke e vlerësuar se "shumë ambicioz" është madje edhe qëllimi i vendosur në Ligjin evropian për klimën, për vendosje të neutralitetit klimatik deri nga mesi i këtij shekulli.

Kryetarja e Komisionit evropian Ursulla fon der Lajen dje u propozoi  Këshillit të BE-së dhe Parlamentit evropian ta emërojnë ministrin aktual holandez të Punëve të Jashtme, Vopke Hukstra për eurokomisar të ri  për politikën klimatike të BE-së.

Hukstra, i cili do ta trashëgojë Timermansin si përfaqësues holandez në Komisionin evropian, dhe siç paralajmëroi Fon der Lajen, do të punojë nën kryesimin e Shefçoviçit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR