• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja u rekomandon qytetarëve të saj t'i rishqyrtojnë udhëtimet në Kinë 

SHBA-ja u rekomandon qytetarëve të saj t'i rishqyrtojnë udhëtimet në Kinë 

Uashington, 3 korrik 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë këshilluar amerikanët që të rishqyrtojnë udhëtimin në Kinë për shkak të arbitraritetit të organeve për zbatimin e ligjit, ndalesave për largim nga vendi dhe rrezikut të dënimeve të shqiptuara në mënyrë të padrejtë.

Nuk u theksuan raste konkrete, por rekomandimi erdhi pasi një shtetas amerikan 78 vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm për akuzë për spiunazh në maj.

Kina gjithashtu, kohët e fundit miratoi një ligj gjithëpërfshirës kundër spiunazhit, i cili ka ngjallur reagime të dhunshme në komunitetin e huaj të biznesit dhe ka çuar në bastisje zyrash, si dhe ligj për ndëshkimin e kritikëve të huaj.

"Qeveria e Republikës Popullore të Kinës zbaton në mënyrë arbitrare ligjet lokale, duke përfshirë lëshimin e ndalesave të udhëtimit për shtetasit amerikanë dhe shtetasë të tjerë, pa lejuar një proces të drejtë dhe transparent”, thuhet në dokument.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan rekomandime edhe më herët, por vitet e fundit ishin kryesisht të lidhura me paralajmërimet për rreziqet nga kufijtë e mbyllur të Kinës gjatë pandemisë Kovid-19. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR