• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja u ka treguar rusëve se pikërisht "Krokus siti holl" është cak i mundshëm i një sulmi terrorist

SHBA-ja u ka treguar rusëve se pikërisht

 Uashington, 3 prill 2024 (MIA)  - Në fillim të marsit SHBA-ja i ka  paralajmëruar agjencitë ruse të sigurisë se ekziston rrezik për  një sulm terrorist në Rusi dhe theksuan se salla e koncerteve "Krokus siti holl" ishte një  cak i mundshëm i sulmit.

Duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar,  gazeta "Uashinggton post" raportoi se informacioni në lidhje me përgatitjen e një sulmi terrorist  shërbimet e inteligjencës amerikane ia dorëzuan Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB)  më 6 mars, një ditë përpara se Ambasada e SHBA-së në Rusi të lëshonte një kumtesë për një sulm i mundshëm, kërcënim për një sulm terrorist në Moskë. 

 Ndër të tjera,  u theksua se sulmi terrorist mund të ndodhë gjatë një koncerti.

 Sipas fjalëve të një prej burimeve të gazetës, SHBA  gjithashtu, i paralajmëroi autoritetet ruse për një sulm të mundshëm në një sinagogë në Moskë.

 Më 7 mars, FSB bëri të ditur  se ka parandaluar një akt terrorist në një sinagogë në Moskë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR